Manchester United prekë tjetër pikë të ulët
BKT
Sport

Manchester United prekë tjetër pikë të ulët

Uran Krasniqi/RTKLive

Një sezon aspak i mirë i Manchester United ka prekur edhe një pikë tjetër të ulët: humbjen nga Nottingham Forest. 

“Djajtë e Kuq” pësuan 2:1 në udhëtim ndaj Nottingham Forest, në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit anglez.

Golat për vendasit i shënuan Dominguez në minutën e 64-të dhe Gibbs-White ë minutën e 82.

Golin e vetëm për Manchesterin e shënoi Rashford në minutën e 78-të.

Pas kësaj humbje, “Djajtë e Kuq” gjejnë veten në pozitën e shtatë në tabelën e klasifikimit në Ligën Premier me 31 pikë të grumbulluara.