Barcelona fiton me përmbysje nga Las Palmas
BKT
Sport

Barcelona fiton me përmbysje nga Las Palmas

Uran Krasniqi/RTKLive

Barcelona ka fituar me përmbysje në ndeshjen e Javës së nëntëmbëdhjetë në La Liga, duke e mposhtur skuadrën e Las Palmas. 

Rezultati përfundimtar i ndeshjes së zhvilluar në "Estadio de Gran Canaria" ka qenë 1-2. 
Ishte Munir El Haddadi që kaloi vendasit në epërsi në minutën e dymbëdhjetë të ndeshjes.
Më pas, Barcelona tentoi të barazonte rezultatin, por nuk arriti dot, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me avantazh të vendasve.
Skuadra e trajnerit Xavi është kthyer në lojë në dyzet e pesë minutat e dytë. 
Fillimisht rezultati është barazuar me golin e Torres në minutën e pesëdhjetë e gjashtë, e pastaj në kohën shtesë Gundogan është treguar i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë fitoren Barcelonës. 
Pas kësaj ndeshje, në tabelën e kryesuar nga Real Madrid, Barcelona gjendet në pozitën e tretë, ndërsa Las Palmas në vendin e dhjetë.