Lajm i keq për Barçën, Cancelo s’luan në ndeshjet e Superkupës
BKT
Sport

Lajm i keq për Barçën, Cancelo s’luan në ndeshjet e Superkupës

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Joao Cancelo në ndeshjet e Superkupës së Spanjës, sfida këto që luhen javën e ardhshme.

Portugezi u lëndua mbrëmë në ndeshjen Las Palmas-Barcelona.

Klubi katalonase përmes një njoftimi, ka konfirmuar se Cancelo “ka pësuar një lëndim në ligamentin e brendshëm të gjurit të majtë”.

Barcelona do të përballet me Osasunën në gjysmëfinalen e dytë, e planifikuar për t’u zhvilluar në datën 11 janar, derisa një ditë më parë, Reali dhe Atletico e Madridit do të luajnë gjysmëfinalen e parë, kurse, ndeshja finale do të zhvillohet më 14 janar.