19:54 / 05.01.2024
Kehrer kalon nga West Ham te Monaco
Uran Krasniqi/RTKLive
Thilo Kehrer i është bashkuar AS Monaco nga West Hami në formë huazimi deri në fund të sezonit po nuk përjashtohet mundësia për një transferim përfundmtar, ka njoftuar të premten skuadra e Premier League.
Kehrer ka bërë pesëdhjetë paraqitje për londinezët që kur u bashkua në gusht 2022 nga kampioni i Ligue 1, Paris Saint Germain.
Mbrojtësi gjerman gjatë këtij edicioni në Premier League ka bërë vetëm dymbëdhjetë paraqitje dhe ai është në kërkim të hapësirës për të dëshmuar se e meriton një ftesë për Euro 2024.
Monaco aktualisht është në vendin e tretë në tabelën e Ligue 1, shtatë pikë prapa liderit PSG, i cili është pesë larg nga Nice që është në vendin e dytë.























