Kupa e Azisë nis me fitore të Katarit ndaj Libanit
BKT
Sport

Kupa e Azisë nis me fitore të Katarit ndaj Libanit

Uran Krasniqi/RTKLive

Katari e ka nisur me fitore Kupën e Azisë. Në ndeshjen hapëse e ka mposhtur Libanin.

Ndeshja e zhvilluar në "Lusail Stadium" është mbyllur me fitore të skuadrës së trajnerit Tintin Marquez. Rezultati përfundimtar ka qenë 3-0. 

Një dygolësh i Afif (45', 90+6') dhe një gol tjetër nga Ali (56') i kanë dhënë fitoren Katarit. 

Deri më tash në Kupën e Azisë Japonia ka katër tituj, Irani tre, Arabia Saudite tre, Koreja e Jugut dy, ndërsa Iraku, Kuvajti dhe Katari nga një.