Trepça fiton derbin ndaj Pejës
BKT
Sport

Trepça fiton derbin ndaj Pejës

B. H. | RTKlive

Trepça e ka fituar derbin e javës së 17-të në Superligën e basketbollit të Kosovës. “Xehetarët” triumfuan si mysafirë ndaj Pejës, në palestrën “Karagaçi”, me rezultat 85:69.

Që nga fillimi i ndeshjes Trepça tregoi se ka udhëtuar për fitore. Çerekun e parë e mbylli me pesë pikë dallim, teksa Peja në çerekun e dytë arriti ta ngushtojë diferencën në vetëm një pikë.

Mirëpo, në dy çerekët e fundit skuadra mitrovicase pati paraqitje të shkëlqyeshme, duke realizuar fitoren e dhjetë radhazi.

Pas kësaj fitoreje Trepça mbetet në vendin e parë me 15 fitore e dy humbje, ndërsa Peja zë pozitën e dytë, me 12 fitore e pesë humbje.

Në takimin tjetër të ditës së sotme, Prishtina e mposhti Yllin në kryeqytet, me rezultat 76:65.