Zhegrova shënon, Lille fiton bindshëm
BKT
Sport

Zhegrova shënon, Lille fiton bindshëm

B. H. | RTK

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova po vazhdon të tregojë formë të shkëlqyeshme në këtë edicion në kampionatin francez.

Ai ka shënuar gol në fitoren që skuadra e tij, Lille, ka realizuar ndaj Lorientit, me rezultat 3:0, në kuadër të javës së 18-të. Zhegrova ishte më i dalluari në këtë ndeshje, derisa kontribuoi me gol në minutën e dytë të kohës shtesë. Ky ishte goli i dytë në kampionat  në 17 paraqitje, ndërsa në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola.