22:27 / 31.01.2024
City merr fitore të lehtë nga Burnley
Uran Krasniqi/RTKLive
Burnley nuk ka arritur t`i krijojë vështirësi skuadrës së Manchester Cityt në ndeshjen e Javës së njëzet e një të Premier League.
Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka arritur të fitojë me rezultat 3-1.
Pjesa e parë në "Etihad Stadium" është mbyllur me dy gola të Alvarez (16', 22'), duke i çuar "qytetarët" në pushim me epërsi të dyfishtë.
Menjëherë pas kthimit City e ka rritur epërsinë në 3-0 me golin e Rodri (46').
Gjithë çfarë ka mundur të bëjë skuadra mysafire ka qenë ngushtimi i rezultatit me golin e Al-Dakhil (90+3').
Pas kësaj ndeshje City gjendet e dyta në tabelën e kryesuar nga Liverpool.























