18:01 / 01.02.2024
Zaragoza transferohet te Bayern Munich
Uran Krasniqi/RTKLive
Bryan Zaragoza do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga.
Ka qenë skuadra e Bayern Munich ajo e cila ka njoftuar nënshkrimin me mesfushorin spanjoll që vjen nga Granada.
Klubet kishin rënë dakord për një marrëveshje prej pesëmbëdhjetë milionë euro dhe futbollisti pritej t'i bashkohej skuadrës gjermane në verë, por tanimë gjërat kanë ndryshuar dhe spanjolli do të jetë pjesë e ekipit të ri më herët pasi ai do të huazohet.
Njëzet e një vjeçari Zaragoza deri më tash është grumbulluar një herë edhe me Kombëtaren e Spanjës.























