18:48 / 01.02.2024
Broja huazohet te Fulham deri në fund të sezonit
Uran Krasniqi/RTKLive
Armando Broja është futbollisti më i ri i Fulham. Ai është huzuar te skuadra e Premier League nga Chelsea deri në fundin e sezonit.
Sipas gazetari të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur të enjten.
Kësisoji Fulham e ka fituar garën kundër Wolves që gjithashtu ishte e interesuar për shërbimet e sulmuesit shqiptar.
Broja i cili pas kthimit nga lëndimi është paraqitur në këtë edicion për "Blutë" e madje edhe ka shënuar më herët kishte qenë i huazuar te Vitesse e te Southampton.























