Donjeta Sadiku nis aventurën në turneun "STRANDJA" në Bullgari
BKT
Sport

Donjeta Sadiku nis aventurën në turneun "STRANDJA" në Bullgari

Uran Krasniqi/RTKLive

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku të hënën pritet të jetë përballë boksieres nga Mongolia, Monkhor Namuun. 

Sipas njoftimit të Federatës së Boksit të Kosovës, ky meç do të jetë i pari për boksieren kosovare në këtë kompeticion. 

Federata e Boksit të Kosovës ka shprehur besimin  se boksierja kosovare do të kallojë xhiron e parë pa probleme.

"Besojmë dhe shpresojmë që xhiron e parë ta kalojë pa problem dhe të ecë rrugës për medalje, e cila na mungon nga ky turne prej më shumë se 40 vite", ka shkruar FBK.