Arsenali luan “tenis” me West Hamin
BKT
Sport

Arsenali luan “tenis” me West Hamin

F.Bytyqi /RTKLive

Arsenal ka regjistruar një fitore të thellë ndaj West Hamit, në kuadër të xhiros së 24-të në Premier League.

“Topçinjtë” ishin të jashtëzakonshëm duke triumfuar me rezultat të thellë 0:6 në udhëtim.

Willian Saliba kaloi Arsenalin në epërsi pas 24 minutave lojë, duke realizuar me kokë pas harkimit të Declan Rice.

Ndërsa, ishte Bukayo Saka që u tregua i saktë nga pika e bardhë për të dyfishuar epërsinë (41’).

Vetëm tre minuta më vonë Gabriel realizoi golin e tretë pas një tjetër asistimi fantastik të Rice (44’).

Kurse, për golin e katërt u përkujdes Leandro Trossard në përfundimin e pjesës së parë (45+2').

Arsenal nuk u ndal më kaq, duke shënuar edhe dy herë për t’i arkëtuar pikët e plota. Bukayo Saka realizoi një tjetër gol të bukur pas një bashkëpunimi me Martin Odegaardin (63’).

Dhe fitoren e vulosi Declan Rice me një gol të bukur ndaj ish klubit (66’).

Me këto tre pikë, Arsenal qëndron në pozitën e tretë me 52 pikë, dy më pak se ldieri Liverpool kurse West Ham renditet në pozitën e tetë me 36 sosh.