Shqipëria dhe Kili luajnë ndeshen në miqësore gjatë muajit që vjen
BKT
Sport

Shqipëria dhe Kili luajnë ndeshen në miqësore gjatë muajit që vjen

Uran Krasniqi / RTKLive

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do ta luajë ndeshjen miqësore të parë të muajit mars kundër Kilit.

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Kilit për të zhvilluar këtë ndeshje më 22 mars në stadiumin ‘Enio Tardini’, në Parma të Italisë, me fillim nga ora 20:45.

Kombëtarja shqiptare ka arritur kualifikimin në Euro 2024 dhe kjo ndeshje miqësore është pjesë e programit të pergatitjes për ndeshjet e muajit qershor.