Bashkimi triumfon në derbin ndaj Pejës
BKT
Sport

Bashkimi triumfon në derbin ndaj Pejës

Uran Krasniqi / RTKLive

Bashkimi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në basketboll. 

Kjo pasi pasi skuadra nga Prizreni në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën e ka mposhtur Pejën me rezultatin 64:73 (14:16, 12:20, 22:16, 16:21).

Në këtë përballje, ku Bashkimi është bërë gjysmëfinalisti i tretë, është dalluar basketbollisti  Erik Copes, i cili ka realizuar 16 pikë dhe 9 kërcime.

Ekipi i Bashkimit tani pret fituesin e ndeshjes së ardhshme midis Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës.