PSG bën detyrën kundër Real Sociedad
BKT
Sport

PSG bën detyrën kundër Real Sociedad

Uran Krasniqi / RTKLive

Paris Saint-Germain ka triumfuar ndaj Real Sociedad me rezultat 2-0 në stadiumin "Parc des Princes" në ndeshjen e parë të 1/16 të finales së Champions League. 

Në pjesën e parë të ndeshjes nuk u shënuan gola, por në pjesën e dytë, Mbappe dhe B. Barcola shënuan për PSG. Mbappé shënoi në minutën e 58' dhe B. Barcola në minutën e 70'.
Me këtë fitore, PSG siguron një avantazh për ndeshjen e kthimit, që do të luhet në fushën e Real Sociedad.