Trepça triumfon për herë të tretë rresht në Kupën e Kosovës
BKT
Sport

Trepça triumfon për herë të tretë rresht në Kupën e Kosovës

Uran Krasniqi / RTKLive

Trepça ka arritur një fitore të madhe në një finale emocionuese kundër Sigal Prishtinës.

Finalja e luajtur në Palestrën "Shani Nushi" e cila ishte e mbushur me shikues të të dyja ekipeve, "Torcida" dhe "Plisat", është mbyllur me rezultat 71-69 (22:15,16:20, 13:16, 20:18). 

Ndeshja ka njohur epërsi të ndryshme e rikthime të rezultateve, por një tentim për treshe i dështuar nga nga Clark në minutat e fundit për Prishtinën, ka bërë që mitrovicasit të realizojnë fitoren. 

Kjo nuk është hera e parë që Trepça fiton Kupën e Kosovës, pasi që edhe në edicionin e kaluar, ata triumfuan në finale kundër Prishtinës.

MVP i finales është shpallur Drilon Hajrizi, çmim të cilin ia ka dorëzuar Sekretarja e Përgjithshme e basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu i ka dorëzuar Kupën, kapitenit të Trepcës, Valdrin Haxhiu.