City dhe Chelsea pajtohen me barazim
BKT
Sport

City dhe Chelsea pajtohen me barazim

Uran Krasniqi / RTKLive

Manchester City nuk e ka shfrytëzuar terrenin vendas për të marrë pikë të plota në ndeshjen me Chelsean në kuadër të Javës së 25-të të Premier League.

Në një ndeshje të zhvilluar të shtunën në stadiumin "Etihad", skuadrat janë ndarë baras 1-1.

Në një ndeshje që ishte e fortë dhe e vështirë për të dy ekipet, goli i Sterling në fundin e pjesës së parë dhe goli i Rodri në fundin e pjesës së dytë kanë bërë që fitorja të mos i përket asnjëres skuadër.

City është munduar ta gjejë golin e fitores në kohën shtesë, por nuk ia ka arritur. 
Pas kësaj ndeshje në tabelën e kryesuar nga Liverpol, City mbetet në vendin e tretë po me një ndeshje më pak.