18:59 / 12.03.2024
Celta Vigo e ndërpret bashkëpunimin me Rafael Benitez
Uran Krasniqi/RTKLive
Celta Vigo ka marrë vendim për ta shkarkuar trajnerin Rafael Benitez, pas humbjes së fundit 4-0 kundër Real Madridit në La Liga.
Trajneri i njohur kishte marrë drejtimin e Celtas në verën e vitit 2023, por pas rezultateve të pakënaqshme, klubu spanjoll ka vendosur të ndryshojë drejtimin e ekipit.
"E falenderojmë Rafa Benitez për ndershmerinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së bashkëpunimit. Fat dhe suksese në të ardhmen", ka shkruar klub i Celta Vigos në njoftim.
Në tabelën e La Ligas, e cila drejtohet nga Real Madridi, Celta Vigo gjendet në vendin e shtatëmbëdhjetë.























