Lazio e gjen zëvendësuesin e Maurizio Sarri
BKT
Sport

Lazio e gjen zëvendësuesin e Maurizio Sarri

Uran Krasniqi / RTKLive

Lazio ka emëruar Giovanni Martusciello si trajner pas dorëheqjes së Maurizio Sarri. 

Njoftimi zyrtar i klubit të Serie A është bërë të mërkurën, duke falënderuar Sarrin për kontributin e tij. 

“Lazio njofton se Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen si trajner i ekipit të parë. Klubi dëshiron ta falënderojë trajnerin për punën që ka bërë, duke i uruar atij fat në jetën e tij profesionale dhe personale. Në të njëjtën kohë, klubi komunikon se udhëheqjen teknike ka vendosur t'ia besojë Giovanni Martusciellos”, ka njoftuar klubi i Serie A të mërkurën.

Martusciello ka përvojë të mëparshme si asistent i Sarris në Empoli dhe Juventus.