19:18 / 13.03.2024
Sneijder propozon Thiago Motta për trajner të Barcelonës
Uran Krasniqi / RTKLive
Një propozim për pankinën e Barcelonës ka ardhur nga ish-futbollisti Wesley Sneijder. Holandezi konsideron se Thiago Motta është ai që duhet ta marrë drejtimin e skuadrës spanjolle.
Tashmë është bërë e ditur se Xavi Hernandez do të largohet nga roli i trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit aktual.
Sneijder ka shprehur mbështetjen e tij për Mottan, duke e lavdëruar për punën e tij te Bologna.
"Thiago Motta po bën një punë fantastike te Bologna dhe është e qartë që të gjithë janë të bashkuar rreth tij," ka thënë Sneijder. "Kam luajtur me të dhe kam vënë re aftësinë e tij për të lexuar lojën dhe për të planifikuar strategjitë. Tani, ai po e demonstron përsëri këtë aftësi si trajner."























