Raya: Puna jonë me penalltitë dha rezultat
BKT
Sport

Raya: Puna jonë me penalltitë dha rezultat

Uran Krasniqi / RTKLive

Një performancë e jashtëzakonshme nga David Raya në mbrojtjen e penalltive kundër Portos nuk ka bërë vetëm Arsenal të sigurojë çerekfinalen e Champions League, por gjithashtu e ka ndihmuar atë ta konsolidojë pozitën e tij si portier i parë i skuadrës.

Arsenal kaloi në fazën tjetër pas një fitore 4-2, ku spanjolli ndaloi dy penallti të gjuajtura nga futbollistët e skuadrës portugeze. 

"Puna jonë e palodhur me penalltitë këtë sezon ka dhënë frytet e saj. Sigurisht, do të doja të kisha ndalur tri penallti, por jam i kënaqur që arrita të ndaloj dy dhe të çoj skuadrën tonë në çerekfinale", tha Raya, duke shprehur kënaqësinë e tij për rezultatin dhe performancën e ekipit të tij.