Milan e fortë për Slavia Prague edhe në ndeshjen e dytë
BKT
Sport

Milan e fortë për Slavia Prague edhe në ndeshjen e dytë

Uran Krasniqi / RTKLive

Milan ka kaluar në çerekfinale të Europa League. Skuadra italiane edhe në ndeshjen e dytë është treguar e fortë për Slavia Prague, duke e mposhtur me rezultat 1-3. 

Fundi i pjesës së parë ka qenë dramtik, ku janë shënuar tre golat. 
C. Pulisic (33'), Loftus-Cheek (36') dhe Leao (45 + 6') kanë realizuar për skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli. 
Golin e vetëm për çrkët e ka realizuar Jurasek në minutën e tetëdhjetë e katërt. 
Nga ndeshjet e tjera të zhvilluara nga orari 18: 45 tutje kanë kaluar edhe Benfica, Marsellie e West Ham.