Liverpool fiton thellë nga Sparta Prague
BKT
Sport

Liverpool fiton thellë nga Sparta Prague

Uran Krasniqi / RTKLive

Liverpool ka deklasuar sërish Sparta Prague, duke siguruar çerekfinalen e Europa League. 

Rezultati i ndeshjes së zhvilluar të enjten në "Anfield" ka qenë 6-1. 
Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp qysh në pjesën e parë ka kryer punën, duke shënuar katër gola. 
Nunez (7'), Clark (8'), Salah (10'), Gakpo (14', 55'),  Szoboszlai (48') kanë realizuar për "Reds". 
Golin e vetëm për Liverpoolin e ka shënuar Birmancevic në minutën e katërdhjetë e dytë. 
Nga ndeshjet e tjera të zhvilluara nga orari 21:00 tutje kanë kaluar edhe Atalanta, Bayer Leverkusen e Roma.