21:01 / 15.03.2024
RTK-RTCG luajnë ndeshje miqësore futbolli
RTK
Në kuadër të bashkëpunimit shumë dimensional, në Prishtinë u zhvillua një ndeshje futbolli ndërmjet RTK-së dhe Radiotelevizionit të Malit të Zi, RTCG.
Kjo ndeshje ishte planifikuar për ditën e Pavarësisë së Kosovës, por ishte shtyrë për shkak të angazhimeve profesionale.
Mysafirët shënuan fitore në këtë përballje të parë sportive mes ekipeve respektive.
Vitin e kaluar, RTK dhe RTCG kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi teknik dhe programor, gjë nga e cila ka pasur benefite për të dy transmetuesit publik.























