11:57 / 21.03.2024
Rikthehet emisioni `Dardanët` në RTK
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër pasdite luan miqësoren e parë të këtij vitit kundër Armenisë.
Dardanët tashmë ndodhen në tokën armene, ku sonte do të zhvillojnë stërvitjen e fundit para duelit me Armeninë, ndeshje kjo që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
RTK e ka të drejtën ekskluzive për ndeshjet e Kombëtares sonë. Krahas të drejtave televizive në ‘shtëpinë e kampionëve’ rikthehet edhe emisioni sportiv “Dardanët”.
Ndeshjes Armeni-Kosovë, do t’i paraprin emisioni i analizës “Dardanët” nga Arlind Grantolli dhe me të ftuarit: Malsor Gjonbalaj e Arbnor Morina.























