Foda debuton me fitore, Kosova mposht Armeninë
BKT
Sport

Foda debuton me fitore, Kosova mposht Armeninë

Fatmir Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar, 18:57) Franco Foda ka debutuar me fitore në krye të bankinës së Kombëtares së Kosovës.

Dardanët mundën në udhëtim Armeninë, me rezultat 0-1, të enjten në një ndeshje miqësore.

Futbollistët e Kombëtares sonë, bën paraqitje të mirë, krijuan më shumë raste edhe pse vetëm një herë e dërguan topin në rrjetë.

Ishte Milot Rashica (25’), i cili zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Kombëtaren tonë në epërsi prej 0-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim, edhe pse armenët në finish të fraksionit të parë qëlluan shtyllën.

Edhe pjesëloja e dytë, solli lojë të kënaqshme, ku të dy skuadrat patën disa raste, megjithatë, kjo sfidë u mbyll me fitoren minimal të Kosovës prej 0-1.

Kjo fitore është një motiv për Kombëtaren tonë, e cila pas tri ditësh përballet me Hungarinë në Budapest, një tjetër ndeshje miqësore.

Mbyllet pjesa e parë, Kosova në epërsi ndaj Armenisë

(E plotësuar, 17:50) Është mbyllur pjesa  e parë e miqësores ndërmjet Armenisë dhe Kosovës.

Dardanët këtë pjesëlojë e mbyll me avantazhin prej 0-1. Ishte Milot Rashica (25’), i cili zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Kombëtaren tonë në epërsi prej 0-1.

Futbollistët e Kombëtares sonë, ishin ekip më i mirë në pjesën e parë, duke krijuar disa raste të mira, megjithatë, skuadrat shkuan në pushim me avantazhin e Kosovës prej 0-1, edhe pse armenët në finish të kësaj pjesë qëlluan shtyllën.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Kosova në epërsi, shënon Rashica

(E plotësuar, 17:29) Kosova ka gjetur golin në miqësoren ndaj Armenisë.

Është Milot Rashica (25’), i cili kalojë në epërsi Dardanët prej 0-1.

Armenët dhe Dardanët po përballen në një miqësore, në të cilën Kombëtarja jonë po bën paraqitje të mirë.

Starton ndeshja Armeni-Kosovë, drejtpërdrejt në RTK

(E plotësuar, 17:00) Ka startuar miqësorja mes Armenisë dhe Kosovës, ndeshje që vjen ekskluzivisht në Radio Televizionin e Kosovës.

Armenët dhe Dardanët po luajnë në një ndeshje miqësore e cila pritet të dhurojë një ndeshje interesante.

Trajneri Franco Foda zyrtarisht në duel me Armeninë ka debutuar në krye të Dardanëve.

Foda dhe sulmuesi Vedat Muriqi në konferencën e fundit para ndeshjes me Armeninë u shprehen optimist se Kosova do të ketë paraqitje të mirë në duel me armenët.

Armeni – Kosovë, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Kosovës është mysafire e Armenisë, në ndeshjen e parë miqësore për muajin mars.

Përzgjedhësi i ri Franco Foda e bën sefte me formacionin 4-2-3-1, duke hyrë me katër sulmues, derisa Florent Muslija do të luajë në pozitën e mesfushorit ofansiv.

Formacionet zyrtare:

Armeni: Buchnev; K.Hovhannisyan, Calisir, Haroyan, Arutiunian; Harutyunyan, Bichakhchyan, Spertsyan; Briasco, Zelarayan, Margaryan.

Kosovë (4-2-3-1): Muric; Vojvoda, Dellova, Aliti, Paqarada; V.Berisha, Loshaj; Zhegrova, Muslija, Rashica; Muriqi

Përballja do të nis me fillim nga ora 17:00.