Gjonbalaj: Jam i bindur se trajneri i ri do të ketë sukses
BKT
RTK
Sport

Gjonbalaj: Jam i bindur se trajneri i ri do të ketë sukses

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Analisti i futbollit Malsor Gjonbalaj në emisionin “Dardanët” në RTK, ka folur për miqësoren Armeni-Kosovë.

Armenët dhe Dardanët do të përballen sot në një ndeshje miqësore.

Gjonbalaj mendon se trajneri i ri i Kombëtares sonë, do të provojë që stilin e lojës që ka aprovuar më herët ta sjellë në skuadrën tonë.

Sipas Gjonbalajt, trajneri Franco Foda do të ketë sukses në Kombëtaren tonë.

“Ka më na ndihmuar, është trajner që stilin e lojës që e ka provuar më parë po tenton ta sjellë te na. Sistemi 4-2-3-1 dhe 4-3-3 janë ato që i ka përdorur më parë, e njohim sepse e ka përdor Challandes, por është shumë i mirë. Jam shumë i bindur që do të ketë sukses, i kemi dhënë përkrahje secilit përzgjedhës që ka ardhur i ri”.

“Po besoj që Foda me këtë sistem po dëshiron ta testojë mesfushën, pasi Rrahmani (Amiri) është në stol sepse nuk ka nevojë për t’u testuar. Muriqi është rikthyer nga lëndimi, pra i duhet lojë dhe vazhdimësi. Rrjedhimisht mund ta tentojë dikë tjetër, në qendër Rrahmani është i pakonstetueshëm por do të gjendet një tjetër që të luajë pranë tij”.

“Problemi kryesor është mesi i fushës. Shumëkush do të çuditet me këtë dyshe, por i duhet një lojtar me eksperiencë si Valoni”, ka thënë Gjonbalaj.

Ndeshja Armeni-Kosovë fillon në orën 17:00 dhe transmetohet në RTK1.