Kili i fortë për Shqipërinë
BKT
Sport

Kili i fortë për Shqipërinë

Fatmir Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar) Kombëtarja e Shqipërisë është mundur nga Kili, me rezultat 0-3, të enjten në Parma të Italisë, në një ndeshje miqësore.

Kuqezinjtë ndonëse të përkrahur fuqishëm nga tifozët e shumtë shqiptare, nuk ia dolën të marrin rezultat pozitiv në duel me Kilin.

Vargas (20’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Kilin në epërsi prej 0-1. Me avantazhin e Kilit, u mbyll pjesëloja e parë.

Futbollistët e Shqipërisë në fraksionin e dytë e kërkuan vazhdimisht golin e barazimit, megjithatë, tentimet e kuqezinjve ishin të kota pasi assesi nuk ia dolën të thyen mbrojtjen e kilianëve.

Bolados (84’), dyfishoi epërsinë e Kilit, derisa Davila (90’), i dha goditjen e tretë të besuarve të Sylvinhos, rezultat më të cili edhe u mbyll kjo sfidë interesante.

Kili në epërsi ndaj Shqipërisë

(E plotësuar, 21:10) Kili ka kaluar në epërsi në duel me Shqipërinë.

Kuqezinjtë dhe Kili po përballen në Parma të Italisë, në një ndeshje miqësore, e cila po luhet në një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët shqiptare të cilët kanë mbushur stadiumin në Parma.

Vargas (20’), shënoi gol duke kaluar në epërsi Kilin prej 0-1.

Nis ndeshja Shqipëri-Kili

(E plotësuar, 20:48) Ka nisur ndeshja miqësores mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Kilit.

Kuqezinjtë dhe Kili po përballen në Parma të Italisë, në një ndeshje miqësore, e cila po luhet në një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët shqiptare të cilët kanë mbushur stadiumin në Parma.

Shqipëria luan ndeshjen e parë të këtij viti. Dueli me Kilin është rast i mirë për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho në kuadër të përgatitjeve për EURO 2024.

Shqipëri-Kili, ja formacionet zyrtare

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes miqësore mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Kilit.

Kuqezinjtë dhe Kili do të përballen në Parma të Italisë, në një ndeshje miqësore.

Shqipëria luan ndeshjen e parë të këtij viti. Dueli me Kilin është rast i mirë për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho në kuadër të përgatitjeve për EURO 2024.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kilit nis në orën 20:45.