Laura Fazliu mbetet pa medaljen e bronztë, pëson në repesazh
Fatmir Bytyqi/RTKlive
(E plotësuar) Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu, nuk ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë, kjo pasi në repesazh, në Grand Slamin në Tbilisi të Gjeorgjisë, u mposht nga sportistja holandeze, Joanne Van Lieshout me Ippon, në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Xhudistja jonë në këtë fazë erdhi pasi fillimisht eliminoi me Ippon mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo.
Më pas, në xhiron e tretë, sportistën holandeze, Geke Van Den Berg, sërish me Ippon. Në cerekfinale u ballafaqua me kubanezen Maylin Del Toro.
Laura Fazliu e kërkon medaljen e bronztë
(E plotësuar) Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu, do të kërkojë medaljen e bronztë me anë të repesazhit në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Xhudistja jonë është edhe një ndeshje afër për të marrë medalje në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Laura Fazliu është ndalur në gjysmëfinale të Grand Slamit të Tbilisit. Ajo pësoi me Ippon nga garuesja polake, Angelika Szymanska, kategorisë deri 63 kg.
Fazliu e nis furishëm Grand Slamin, kalon në çerekfinale
Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu e ka nisur furishëm aventurën në Grand Slamin e xhudos në Tbilisi.
Laura ka triumfuar në dy luftërat e para dhe tashmë ka kaluar në çerekfinalen e këtij turneu të madh të xhudos.
Fazliu fillimisht e mposhti me Ippon mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo. Më pas, në xhiron e tretë holandezen Geke Van Den Berg me Ippon.
Në çerekfinale, Laura do të ndeshet me Maylin Del Toro Carvajal.























