Morina: Kosova ka gjasa për ta fituar grupin në Nations League
BKT
Foto nga Arkiva
Sport

Morina: Kosova ka gjasa për ta fituar grupin në Nations League

Uran Krasniqi/RTKLive

Arbënor Morina, trajner i futbollit, konsideron se Kosova ka gjasa për ta fituar grupin në Nations League. 

Ai teksa ka folur në RTK, ka vlerësuar paraqitjen ndaj Hungarisë, por edhe e ka theksuar mesfushën si pikë të dobët. 
"Kemi kualitet për ta fituar Grupin e Ligës së Kombeve. Nuk bën të nënvlerësohet askush, por ekipi ynë ka kualitet për ta bërë hapin vendimtar. Ky ekip ka luajtur shumë mirë kundër kundërshtarëve të mirë", ka thënë Morina. "Problemi ynë është mesfusha, nuk kemi mesfushorë defanzivë".