21:01 / 12.04.2024
OSBE: Do ta luftojmë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje
V.Thaçi / RTKlive
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE shpreh trishtim dhe pikëllim për vrasjen e gruas 21-vjeçare nga ish-bashkëshorti dhe plagosjen e 15-vjeçarit në Ferizaj.
OSBE thonë se ky krim duket se ka ndodhur për arsye gjinore.
“Kërkojmë nga Policia e Kosovës që ta arrestojë të dyshuarin në atë që duket të jetë femicid”, shkruan në faqen e misionit në platformën "X".
“Do të vijojmë të punojmë pamëshirshëm me partnerët tanë për ta luftuar dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje”, thuhet tutje.























