Bayer Leverkusen është kampion i Gjermanisë 
BKT
Sport

Bayer Leverkusen është kampion i Gjermanisë 

Uran Krasniqi / RTKLive

Bayer Leverkusen është kampion i ri në Bundesliga. 

Titulli është vulosur me fitoren e sotme ndaj Werder Bremen.
Ndeshja e zhvilluar në "BayArena" në kuadër të Javëa së njëzet e nëntë të kampionatit është mbyllur me rezultat 5-0. 
Seria e golave është nisur nga Boniface në minutën e 25-të, ndërsa është vazhduar nga Xhaka (60') dhe Wirtz (68', 83', 90').  
Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso ka arritur vlerën e shtatëdhjetë e nëntë pikëve, gjashtëmbëdhjetë pikë më shumë se sa Bayern Munich, që ndodhet në vendin e dytë me gjashtëdhjetë e tri pikë.