Sigal Prishtina triumfon në Ligën Ballkanike për herë të tretë
BKT
Sport

Sigal Prishtina triumfon në Ligën Ballkanike për herë të tretë

Uran Krasniqi/RTKLive

Skuadra e Sigal Prishtinës ka shënuar një fitore spektakolare në finalen e madhe të Ligës Ballkanike, duke mposhtur AEL-in me rezultatin 72 ndaj 67. Ndeshja është zhvilluar në arenën “Nicos Solomonides”. 

Ani se të gjithë lojtarët kontribuan në suksesin e ekipit, duke treguar një performancë të jashtëzakonshme në fushën e lojës, Shaheed Davis me 16 pikë dhe Donte Clark me 15 sosh ishin më të dalluarit për Sigal Prishtinën.

Në anën tjetër, për skuadrën AEL, Jerai Grant dhe Jordan Shepherd shkëlqyen me nga 17 pikë secili, por përpjekjet e tyre nuk ishin të mjaftueshme për të ndalur forcën e Sigal Prishtinës.

Kjo fitore e jashtëzakonshme bën që Prishtina të barazojë rekordin e klubit bullgar, Levski Sofia, me tre tituj të fituar në Ligën Ballkanike. 

Prishtina e kishte fituar titullin në sezonet 2014/15 dhe 2015/16.