Ra City, Reali në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve
Fatmir Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar) Real Madridi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pasi sonte mundi Man Cityn, me rezultat 3-4, pas penalltive pasi që koha e rregullt dhe loja në vazhdime u mbyll baras 1-1.
City dhe Reali u ballafaquan në ‘Etihad Stadium’, të mërkurën mbrëma në ndeshjen kthyese të çerekfinales së ligës më të madhe në Evropë.
Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha evropiane, ka prodhuar një superndeshje, me aksione dhe raste të mira, sidomos nga ana e ‘Qytetarëve’ të cilët tentuan 33-tri herë të tundin portën e madrilenëve.
Rodrygo (12’), shënoi golin e avantazhit për “Los Blancos”, ndërsa, Kevin De Bruyne (76’), barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilën u mbyll koha e rregullt dhe loja në vazhdime.
Nga pika e bardhë më e suksesshme u tregua e Carlo Ancelottit e cila trumfojë në këtë ndeshje të madhe dhe në gjysmëfinalen do të ndeshet me Bayern Munich.
City-Real shkon në vazhdim, Bayern në gjysmëfinale
(E plotësuar) Përballja mes Manchester City-t dhe Real Madridit, ka shkuar në vazhdime pasi koha e rregullt u mbyll baras 1-1.
City dhe Reali po luajnë në ‘Etihad Stadium’ në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Rodrygo (12’), shënoi golin e avantazhit për “Los Blancos”, ndërsa, Kevin De Bruyne (76’), barazoi shifrat në 1-1.
Kjo supersfidë e cila prodhojë një superndeshje, tashmë po luan lojën shtesë, dy herë nga 15-të minuta.
Ndërkaq, Bayern Munich është kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Bavarezët” mundën Arsenalin, me rezultat 1-0, të mërkurën në ‘Alianz Arena’, në sfidën kthyese të çerekfinales.
Bayern me rezultatin e përgjithshëm prej 3-2, kalon në gjysmëfinalen e ligës më të madhe evropiane.
Kimmich (63’), shënoi golin e fitores për gjigantin gjerman.
Mbyllen pjesët e para, Reali në epërsi ndaj Cit-yt, s`ka gola në Munich
Pjesa e parë e ndeshjes kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Man City-t dhe Real Madridit, është mbyllur me epërsinë e madrilenëve prej 0-1.
City dhe Reali po luajnë në ‘Etihad Stradium’ në sfidën më të madhe të kësaj mesjavë në elitën e futbollit evropiane.
Rodrygo (12’), shënoi golin e avantazhit për “Los Blancos”.
Ndërkaq, pjesa e parë e sfidës tjetër e këtij rrethi të garave mes Bayern Munich dhe Arsenalit është mbyllur pa gola.
Të dy skuadrat patën rastet e tyre, sidomos skuadra gjermane, megjithatë, në fraksionin e parë të kësaj sfidë rrejtët heshtën.
Pas pak nisin pjesët e dyta.























