20:16 / 25.04.2024
Osmani për Krasniqin pasi doli kampione: E pandalshme
Uran Krasniqi / RTKLive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht krenare me suksesin e xhudistes Distria Krasniqi.
Krasniqi të enjten është shpallur kampione e Evropës në kategorinë -52 kg, pasi në finalen e garës të mbajtur në Zagreb, e ka mposhtur italianen, Odette Giuffrida.
Osmani ka reaguar pasi Krasniqi ka dalur e para në kontinent.
"Ajo është thjesht e pandalshme! Kampionia jonë olimpike, Distria Krasniqi, tashmë është dy herë kampione e Evropës! Jashtëzakonisht krenare! Distria është një frymëzim i vërtetë për xhudistët kudo që janë, duke dëshmuar se me vendosmëri mund të arrihet madhështia kudo. Në Paris, më e fortë se kurrë!", ka shkruar Osmani.























