Borussia Dortmund në finale të Champions-it
BKT
Sport

Borussia Dortmund në finale të Champions-it

B.H./RTKlive

Borussia Dortmund është në finale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra gjermane shënoi fitore edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Paris Saint-Germainit, me rezultat identik sikurse në Dortmund, 1:0.

Golin e fitores për Borussian e shënoi Mats Hummels, në minutën e 50-të.

Kësisoj Dortmund kthehet në finale të Championsit pas 11 vjetësh.

Në finalen e qershorit në “Wembley”, Borussia Dortmundi e pret fituesin e duelit Real Madrid – Bayern Muenchen, e cila zhvillohet nesër.