Karateisti Orges Arifi, nënkampion i Evropës
BKT
Sport

Karateisti Orges Arifi, nënkampion i Evropës

SH.Ç/RTKlive

Orges Arifi është shpallur nënkampion i Evropës. Federata Shqiptare e Karatesë ka thwnw se ky sukses i jashtëzakonshëm përfaqëson një arritje të madhe për sportin shqiptar dhe një rezultat i lavdërueshëm për punën e vazhdueshme dhe talentin e tij.

Federata Shqiptare e Karatesë e ka falënderuar Arifin për përkushtimin dhe përfaqësimin e shkëlqyeshëm, si dhe për kontributin e tij në ngritjen e imazhit të sportit Shqiptar.

Gjithashtu, FSHK falënderon trajnerin e ekipit kombëtar, Fehmi Mahalla për punën e tij të mrekullueshme.

“Ky sukses jep një motiv të shtuar për të gjithë sportistët shqiptarë dhe vë në dukje potencialin e tyre dhe aftësinë për të arritur rezultate te larta”, thekson Federata Shqiptare e Karatesë.

Arifi arriti në shkojë në finalen e Kampionatit Evropian, pas katër fitoresh spektakolare kundër përfaqësuesve të Zvicrës, Turqisë, Çekisë dhe në gjysmëfinale kundër Azerbajxhanit.

Evropiani i karatesë po mbahet në Zarë të Kroacisë. Arifi është i vetmi shqiptar që ka fituar medalje