Reali ‘mbret’ i Evropës, mposht Dortmundin
BKT
Sport

Reali ‘mbret’ i Evropës, mposht Dortmundin

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar 22:58) Real Madridi ka fituar trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit të tyre.

‘Los Blancos’ mposhtën Borussia Dortmundin, me rezultat 2-0, të shtunën mbrëma në ‘Wembley’ në finalen e elitës së futbollit evropian.

Dueli mes skuadrës gjermane dhe asaj ka prodhuar një superndeshje.

Në pjesën e parë ishin ‘milionerët’ e Gjermanisë që bën ndeshje më të mirë, duke krijuar disa raste të mira, por ishte ishte Courtois që nuk lejojë që topi të prek rrjetën e ‘Los Blancos’.

Në fraksionin e dytë gjerat ndryshuan. Ishin të besuarit e mjeshtrit të Champions-it, Carlo Ancelottit trë cilët e kontrolluan lojën më mirë, bën presion të madhe drejt portës kundërshtare, duke shënuar dy gola.

Fillimisht Carvajal (74’), i cili zhbllokojë ndeshjen duke kaluar madrilenët në epërsi prej 1-0.

Ndërsa braziliani Vinicius Junior (83’), i dha goditje e nokautit Dortmundit, duke dyfishuar epërsinë e Realit në 2-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo finalen e madhe e Ligës së Kampionëve.

Mbyllet pjesa e parë, sfidë e zjarrtë në ‘Wembley’

(E plotësuar, 21:54) Është mbyllur pa gola pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmundit dhe Real Madridit.

Skuadra gjermane dhe ajo spanjolle, po luajnë në ‘Wembley’ të Londrës në sfidën më të madhe të elitës së futbollit evropiane.

Pjesëloja e parë mes Dortmundit dhe Realit, ka dhuruar një superndeshje, edhe pse nuk kishte gola në 45-minutëshin e parë.

Skuadra gjermane u shfaq më e rrezikshme, duke krijuar disa raste mjaft të mira, por që ishte Courtois që nuk lejojë që topi të prek rrjetën e ‘Los Blancos’.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Dortmund-Real, formacionet zyrtare të finales së zjarrtë në Champions

Pas pak minutash nis finalja e madhe e Ligës së Kampionëve.

Borussia Dortmund dhe Real Madrid do të përballen në finalen e zjarrtë që do të luhet në ‘Wembley’ të Londrës.

Madrilenët kërkojnë trofeun e 15-të të elitës së futbollit evropiane, derisa ‘milionerët’ e Gjermanisë synojnë të përmbysin historinë e cila flet në favor të ‘Los Blancos’.

Dueli mes skuadrës ‘merenguese’ dhe skuadrës gjermane, parashikohet të sjellë një ndeshje tejet dramatike pasi që të dy skuadrat synojnë trofeun e kësaj gare të madh evropiane.

Finalja mes Real Madridit dhe Borussia Dortmund nis në orën 21:00.

Formacionet zyrtare: