Kurti: Rritja e FSK-së, rezultat i investimeve
M.Miftari/RTKlive
(E përditësuar) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke përshëndetur të pranishmit dhe duke iu drejtuar pjesëtarëve të FSK-së dhe të PK-së në parakalimin e tyre për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit tha se në këtë ditë të çlirimit, parakalimi i juaj na mbushë me krenari dhe na jep ndjenja sigurie.
“Sot ritmi i hapave tuaj i zhurmës së çizmeve që i keni mbathur na kthen në ritmë të zemrave tona neve që ju shohim me kaq admirim dhe nderim. Armët që ju i mbani shtrënguar në duar, këto armë të llojllojshme e kaq moderne shumë prej të cilave do të na tregoni sot për herë të parë janë zgjatime të vet duarve tuaj të fuqishme në gatishmëri të përhershme të secilit prej jush për ta mbrojtur rendin dhe ligjin, kushtetutshmërinë dhe sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës dhe dinjitetin e qytetarëve të saj”, tha kryeministri Kurti.
Ai, më tej, u shpreh i lumtur në, sikundër u shpreh ai, rritjen e shpejtë të FSK-së, si rezultat i investimeve dhe punës së përbashkët shumëvjeçare e veçanërisht gjatë tri viteve të fundit.
Në këtë vazhdë ai përmendi rritjen e buxhetit për ushtrinë, në rekrutimin e 1852 ushtarëve të rinj , të cilëve në këtë vit do t’ju bashkohen edhe 600 rekrutë të rinj, investime të trefishuar në armatime, etj.
“Qytetarë të nderuar, nuk ka asgjë më me vlerë se liria”, tha Kurti.
Osmani: Lufta jonë nuk ishte vetëm e jona, u mbrojt e drejta për liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në parakalimin e FSK-së dhe të PK-së për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit ka thënë se në këtë ditë të çlirimit nderojmë sakrificën e popullit tonë.
“Sot jemi bashkë për t festuar një nga ditët më domethënëse në historinë e shtetit tonë, 12 Qershori, Ditën e Çlirimit. Në këtë ditë nderojmë trimërinë sakrificën dhe shpirtin e palëkundur të popullit të Kosovës, popull i cili luftoi trimërisht për lirinë që e gëzojmë sot”, tha presidentja Osmani.
Ajo më tej tha se kjo është një ditë për ta kujtuar të kaluarën tonë të dhimbshme, por po ashtu për të festuar të tashmen tonë për të synuar një të ardhme të mbushur me shpresë e prosperitet
“Lufta jonë nuk ishte vetëm e jona. Në Kosovë n vitin 1999 u mbrojt e drejt a e popujve për të qenë i lirë. Në këtë luftë UCK ishte shtylla më e fuqishme e rezistencës dhe e shpresës. Gratë dhe burrat trima morën armët për ta mbrojtur të drejtën ton për të ekzistuar”, nënvizoi e para e vendit.
Fillon parakalimi i njësive të FSK-së dhe Policisë së Kosovës

N.M. /RTKlive
Për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në orën 12:00, në sheshet e kryeqytetit, filloi parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.
1500 do të jetë numri i pjesëtarëve të FSK-së që do të parakalojnë në shesh me rastin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit..
Në këtë parakalim marrin pjesë krerët e shtetit, deputet e ministria, si dhe personalitete të ftuar.
Sot shënohet 25-vjetori, Dita e çlirimit të Kosovës. Ky përvjetor po shënohet me aktivitetet e shumta.























