19:56 / 12.06.2024
Osmani: Liria s’ka kuptim pa drejtësi për 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës
M.Sh/RTKlive
Në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar të gjithë fëmijët që janë vrarë gjatë luftës, duke kërkuar drejtësi për ta.
“Liria nuk do të ketë kuptim pa drejtësi për 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, të cilëve iu pre jeta, ende pa e nisur mirë!”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook
Ajo thotë se në ditën e çlirimit, së bashku me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë nderime për fëmijët e rënë në luftë.























