21:15 / 13.06.2024
Drita përforcohet me lojtar nga futbolli gjerman
Uran Krasniqi / RTKLive
Drita e Gjilanit vazhdon forcimin e skuadrës për sezonin e ri, ku sot ka prezantuar sulmuesin, Edin Hyseni.
Njoftimi është bërë të enjten nga skuadra gjilanase.
"Kemi kënaqësinë t'u njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, sulmuesin e krahut Edin Hyseni, i cili është ardhja jonë e radhës e këtij afati kalimtar. Edini do të shtojë edhe më shumë konkurrencën në fazën ofanzive", shkruhet në deklaratën e klubit.
Hyseni ka kaluar të gjitha grupmoshat në futbollin gjerman dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e SV Wacker Burghausen.
"Përvoja dhe aftësitë e tij pritet të jenë një shtesë e rëndësishme për skuadrën e Dritës, duke rritur konkurrencën dhe opsionet në sulm", ka theksuar Drita.























