Rexhaj i Suharekës ëndërron të luajë në Evropë si Ballkani
BKT
Sport

Rexhaj i Suharekës ëndërron të luajë në Evropë si Ballkani

Uran Krasniqi / RTKLive

Kur Arvanit Rexhaj shikon fotografitë e tij gjatë ndeshjeve të Suharekës kundër Ballkanit, ai ëndërron të luajë në Evropë.

Suhareka, klubi që nga sezoni i ri do të garojë në Superligën e Kosovës, ka qenë vendi ku nëntëmbëdhjetë vjeçari ka nisur të kultivojë ambiciet e tij të mëdha në futboll.

I ftuar në emisionin "Sport Elite" në RTK, Rexhaj ka treguar emocionet dhe synimet e tij për të ardhmen.

"Kur unë e shoh veten në fotografi duke luajtur përballë Ballkanit, atëherë nxitem të mendoj që të luaj edhe unë në Evropë sikur Ballkani. Jam shumë i fokusuar në futboll", kka thënë Rexhaj. 

Për Rexhajn, të luajë në një skuadër me futbollistë me përvojë, të cilët kanë fituar tituj, ka qenë një privilegj i veçantë. Kjo përvojë i ka dhënë motivimin e nevojshëm për të punuar fort dhe për të arritur synimet e tij në futboll.