22:47 / 13.06.2024
Hoxha beson se Suhareka do të jetë e fortë në Superligë
Uran Krasniqi / RTKLive
Yll Hoxha ka besim për të ardhmen e skuadrës së Suharekës në Superligën e Kosovës në futboll.
Suhareka është gati për të filluar garat në Superligën e Kosovës nga edicioni i ri dhe kapiteni Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin "Sport Elite" në RTK.
"Viti i parë në Superligë do të jetë i vështirë, por kam shumë besim që do të jemi një skuadër shumë e fortë në të ardhmen, sidomos tani që kanë filluar transferimet", ka thënë Hoxha. "Nëse vazhdojmë të marrim lojtarë cilësorë, duke i gërshetuar ata me bagazh dhe të rinjtë, mendoj që do të jemi skuadër e mirë."























