Zeka mendon se edicioni i ri do të jetë nga më të fortët prej paslufte
BKT
Sport

Zeka mendon se edicioni i ri do të jetë nga më të fortët prej paslufte

Uran Krasniqi / RTKLive

Mevlan Zeka ka thënë se edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll do të jetë një nga më të fortët në historinë e pasluftës. 

Suhareka është gati të debutojë në Superligën e Kosovës nga edicioni i ri dhe Zeka, një nga lojtarët kyç të ekipit, duke folur për emisionin "Sport Elite" në RTK, ka shprehur pikëpamjen e tij për sezonin e ardhshëm.

"Mendoj që edicioni i ri do të jetë më i forti i Superligës që nga paslufta. Të gjitha skuadrat janë të organizuara mirë", ka thënë Zeka. "Gjilani, Drita, Llapi, Prishtina, Ballkani e skuadra jonë. Rivali më i madh i Suharekës është Ballkani. Kjo sepse jemi dy ekipe të një qyteti, ashtu siç janë edhe Gjilani me Dritën".