Abdixhiku me Zhegrovën: Potenciali i tij, aset kombëtar
BKT
Sport

Abdixhiku me Zhegrovën: Potenciali i tij, aset kombëtar

B. H. | RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar në kryeqytet me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova. Ai e ka vlerësuar potencialin e futbollistit aktual të skuadrës franceze, Lille.

“Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm. Përveç se talent e profesionist që po shijon e krijon majat e futbollit evropian, ai është dhe i sjellshëm, i dashur e përplot me kujdes. Prandaj takimet me të janë gjithnjë kënaqësi. Potenciali që ka, ndërsa, është aset kombëtar!”, ka shkruar Abdixhiku.