13:01 / 16.07.2024
Sot ndeshja Ballkani – UE Santa Coloma, drejtpërdrejt në RTK
B. H. | RTKlive
Kampioni i Kosovës, Ballkani synon ta konfirmojë sot kualifikimin në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Skuadra portokallezi nga Suhareka, do të përballet me kampionin e Andorrës, UE Santa Coloma, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë. Në duelin e parë skuadra e Ilir Dajës triumfoi 2:1.
Ndeshja luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke filluar nga ora 16:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në RTK, me komentim të Skyfter Blakajt.























