VAR bën që Maroku ta mposhtë Argjentinën në LO Paris 2024
Uran Krasniqi / RTKLive
(E plotësuar 19:49) Argjentina është mposhtur nga Maroku të mërkurën në Lojërat Olimpike Paris 2024 pas një rishikimi të VAR që ka ardhur pas ndeshjes fillimisht të mbyllur me rezultatin e barabartë 2-2.
Goli i Cristian Medina i shënuar në kohën shtesë për të siguruar atë që dukej si një barazim 2-2, para se tifozët marokenë të pushtonin fushën dhe të hidhnin objekte mbi lojtarët, duke shkaktuar kaos në "Stade Geoffroy Guichard", është anuluar rreth dy orë më vonë, duke u qartësuar se ndeshja ishte pezulluar dhe jo përfunduar.
Skuadrat kanë dalur sërish në fushë për minutat e mbetura të ndeshjes dhe kanë luajtur për tre minuta e pesëmbëdhjetë sekonda, duke bërë që ndeshja të mbyllet me fitoren e Marokut.
Argjentina barazon me Marokun e Spanja fiton në Lojërat Olimpike Paris 2024
Argjentina ka barazuar me Marokun në futboll në Lojërat Olimpike Paris 2024. Ndërkohë, Spanja ka arritur të triumfojë kundër Uzbekistanit.
Në Lojërat Olimpike, futbolli fillon dy ditë përpara ceremonisë zyrtare të hapjes për të lejuar kohën e mjaftueshme për të përfunduar të gjitha garat brenda periudhës së përcaktuar të lojërave.
Ndeshja Argjentina - Maroku, e cila është zhvilluar të mërkurën në "Stade Geoffroy Guichard", ka përfunduar me rezultatin 2-2. Maroku ka kaluar në avantazh me dy gola të shënuar nga Rahimi (45+2' dhe 51'), por Argjentina është rikthyer në lojë me golat e Simeone (61') dhe Medina (90+16').
Ndërkohë, Spanja ka realizuar fitore kundër Uzbekistanit në në "Parc des Princes" me rezultat 2-1. Spanja e ka gjetur avantazhin me golin e Pubill (29'), ndërsa Shomurodov (45+3') ka barazuar rezultatin për Uzbekistanin. Golin e fitores për spanjollët e ka shënuar Gomez (61').























