Egnatia fiton kundër Vikingur Reykjavik
BKT
Sport

Egnatia fiton kundër Vikingur Reykjavik

Uran Krasniqi / RTKLive

Egnatia ka arritur një fitore të rëndësishme kundër Vikingur Reykjavik në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Conference League.

Rezultati i ndeshjes në "Vikin" ka qenë 0-1 në favor të skuadrës nga Rrogozhina.

Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar nga Doukouo në minutën e tridhjetë e tretë,duke i ka dhënë fitoren kampionit shqiptar.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave.