Donjeta Sadiku e nis me fitore në Lojërat Olimpike Paris 2024
Uran Krasniqi / RTKLive
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka fituar kunder boksieres nga Tajlanda, Thananya Somnuek në meçin e zhvilluar të shtunën në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Përballja ka qenë në kategorinë deri në gjashtëdhjetë kilogramë.
Triumfi ka qenë pas numërimit të pikëve, me ç'rast ka dalur se boksierja kosovare ka mbledhur më shumë.
Ishte raundi i tretë ai ku Sadiku e ka bërë dallimin.
Ngadhënjimi i sotëm i hapë rrugën Sadikut për t'u ndeshur me kundërshtare të tjera.
Sadiku ishte mposhtur më herët në Turqi nga Somnuek.
Kësisoji data 27 korrik e vitit 2024 ka folur në favor të boksieres kosovare, ndryshe nga 27 korrik 2021. Pikërisht në datë të njëjtë, por tri vjet më parë në Tokio, Donjeta Sadiku ishte eliminuar nga Olimpiada, pasi nuk kishte pasur fat në short dhe qysh në luftën e parë ishte ballafaquar me kampionen olimpike për të rinj, Caroline Depuis nga Britania e Madhe.























