Distria Krasniqi fiton dhe kalon në gjysmëfinale
Uran Krasniqi/RTKLive
(E plotësuar, 12:49)Kampionia olimpike kosovare, Distria Krasniqi, ka mposhtur xhudisten izraelite, Gefen Primo, duke siguruar një vend në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike Paris 2024. Aty ajo do të përballet me xhudisten italiane, Odette Giufridan.
Krasniqi ka treguar një performancë të shkëlqyer në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke vazhduar me sukses në garën e saj.
Në ndeshjen e saj të parë, Krasniqi ka triumfuar kundër xhudistes indoneziane Maryam March Maharani, të cilën e ka mposhtur vetëm pas tridhjetë e shtatë sekondash.
Me këtë fitore, Distria Krasniqi ka siguruar tashmë medaljen e bronztë.
Distria Krasniqi i nis me fitore Lojërat Olimpike Paris 2024
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka nisur me sukses garën e saj në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Kampionia olimpike ia ka arritur ta mposhtë me lehtësi pas vetëm disa sekondash kundërshtaren e saj të parë, Maryam March Maharani nga Indonezia.
Meçi ka qenë në kategorine deri në pesëdhjetë e dy kilogramë.
Kjo fitore i hap rrugën Krasniqit për të vazhduar garënnë çerekfinale dhe për të përballuar kundërshtaret e tjera, duke ruajtur gjasat e saj për të fituar një tjetër medalje olimpike.
Fitorja e Krasniqit vjen pas fitores së mbrëmshme në boks nga Donjeta Sadiku. 























